19.5 C
Tirana
E diel, 27 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Saga vijon: Në debatin Zhaklin Lekatari – Gent Hazizi, përfshihet edhe Diola

    Në “Post BBVA 2”, pati debate jo vetëm në studio, por edhe jashtë saj, saktësisht, në Instagram, ku Gent Hazizi, mohoi versionin e Zhaklinës për akuzat e pretenduara se familja e Kiarës e ka kërcënuar.

    “Për të qenë korrekt si kam qenë gjithmonë dhe të kam dhënë të drejtë kur ke pasur të drejtë, në këtë rast, meqë më përmende dhe kam qenë prezent, (ajo) çka ka thënë tezja e Kiarës ka qenë: “Si nuk the një herë një fjalë të mirë për këtë vajzë?”.

    Zhaklina, e bëri repost në Instastory-n e saj dhe shkroi: “Po burri i tezes çfarë tha? Kemi edhe Diolën dhe Enin që mund ta konfirmojnë. Mjaft lëpive, Gento!”.

    Më pas, Genti, sërish e bëri repost dhe shkroi: “Po duhet të kesh thënë diçka ti (emoji me shkelje syri), mbasi tha (tezja e Kiarës) kështu…Tani, le të flasin dëshmitarët e tjerë të seancës”.

    Zhaklina e akuzoi aktorin se po e bën të gjithën këtë për ndjekës në Instagram dhe Genti ia ktheu: “Unë nuk kam nevojë për ndjekës, unë kam publik, jo ndjekës, se jam artist skene dhe ekrani. Linguistika dhe mllefi yt flasin vetë. Respekte”.

    Saga vijon: Në debatin Zhaklin Lekatari – Gent Hazizi,

    Më pas, Zhaklina sërish e bëri repost dhe shkroi: “Dhe lëpirja jote flet mjaft qartë. Inshallah del në foto me ty, të kapësh dhe ti ndonjë sponsor për emisionin”. Sërish, Genti u kërndërpërgjigj: “Sa më shumë të flasësh, aq më shumë i ul pikë vetes. Unë vazhdoj përgjigjem si zotni, ashtu si jam. Respekte!”.

    Saga vijon: Në debatin Zhaklin Lekatari – Gent Hazizi,

    Tani, në të gjithë debatin “hidh e prit” në Instagram, u bashkua edhe Diola, e cila sërish, në një Instastory, u shpreh:

    “Unë përpiqem të rri larg debateve, por kur jam dëshmitare në një ngjarje, them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën! Më vjen keq për situatën e krijuar në “Post BBVA”, por Zhaklin Lekatari ka thënë të vërtetën. E konfirmoj si dëshmitare gjatë zënkës!

    P.S. A ka mundësi pak dashuri dhe mirëkuptim, ju lutem? “Big Brother” mbaroi!

    Saga vijon: Në debatin Zhaklin Lekatari – Gent Hazizi,

    Zhaklina e ka bërë repost këtë postim, duke u shprehur: “Faleminderit Diola, që ke më shumë bo*e se ata që quhen burra!!!”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit