“Një ditë tipike me Sali Berishën” – Një grup xhirimi i Piranjave ka kaluar një ditë të tërë me liderin demokrat Doktor Sali Berisha, dhe mund të themi se si kohë fushatë, është e ngarkuar, me shumë aktivitete, takime dhe dalje televizive.
Edhe pse në moshën 81 vjeçare, Berisha po zhvillon një fushatë elektorale me ritëm tepër të lartë, por këtë herë ai ka ardhur ndryshe duke treguar një ditë normale nga jeta e tij, nga kafja e mëngjesit me zonjën e tij Liri Berisha, tek veshja, ushqimi dhe gatimet e Liri Beirshës.
“Kemi erdhur me të lodh,me kalu një ditë të gjatë”, iu drejtua gazetari ish-kryeministrit, por me humor Berisha ia kthehu: Ta shohim kush do lodhet…kush do lodhë shokun”.
Zonja Liri në krah të bashkëshortit shtoi: Vetëm për ecje mos u mat me Saliun.
Një detaj interesant nga xhirimet ishte tavolina e ish-kryeministrit, që u bë një “simbol” i rrëmujës së tij të përditshme, ku sipas deklaratës së zonjës Liri, nuk dihet ku gjenden letrat dhe dokumentet: Kameramani mos e kapë atë pjesën e fundit, ashtu është dhe tavolina e Saliut, nuk di ku gjen letrat, një rrëmujë e madhe, do rrëmujën e vetë.