19.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sali Berisha: Nuk më intereson as fati i Shqipërisë, as i PD, as i fëmijëve tuaj, para fëmijëve të mi

    Sali Berisha tregoi sot në Elbasan një episod me ish-kreun e PD Lulzim Basha, pas shpalljes së tij non grata nga SHBA.

    Berisha u shpreh se Basha i ka thënë se fëmijët e tij, PD dhe Shqipëria do të kenë pasoja nga kjo gjë.

    Ai tha se fëmijët dhe vendi i tij më të keqen kanë përçmimin dhe këtë gjë nuk mund ta pranojë kurrë.

    “E ka shpjeguar Lulzim Basha njëherë këtë gjë. Në një bisedë me të më tha se i kanë thënë se fëmijët e tij do kenë këto e këto pasoja. 

    Pastaj, i them unë? Pastaj nëse nuk të përjashtoj PD do të ketë këto e këto pasoja. Pastaj? Edhe Shqipëria do të ketë. 

    Unë i them që të gjitha këto le të bëhen, se fëmijët e mi dhe vendi im më të keqen kanë përçmimin. Dhe atë nuk mund ta pranoj kurrë.

    Një anti shqiptar si Soros i faktuar me të gjitha projektet e tij për ndarje dhe çarje të Kosovës. Për ideologjinë e tij që nuk pajtohet me vlerat dhe interesat e pa që kishte pengesë në këtë rrugë. 

    Shfrytëzoi Edi Ramën duke bërë raporte mbi të cilat firmos sekretari i shtetit. Unë jam njeri pa.. nuk njoh asgjë para interest tim kombëtar. Ai nuk ka arsye të jetë anti shqiptar.. Por George Soros po. Edi Rama po”, u shpreh Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit