33.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Sali Berisha: Po nuk më ftuan, nuk vete unë të protestoj për hallin e qytetarëve. Dua ftesë zyrtare

    Sali Berisha, u shpreh sot se opozita shqiptare ka denoncuar masakrën mjedisore në Elbasan përmes eksponentëve të saj dhe me dhjetëra kallëzime në SPAK, por nuk do të marrë pjesë në tubime ku nuk ftohet zyrtarisht.

    “Opozita shqiptare e ka denoncuar nëpërmjet eksponentëve ose drejtuesve më kryesorë të Elbasanit, janë denoncuar në media në mënyrë të përsëritur nga Blendi Himçi, Tomorr Alizoti.

    Nëse dikush organizon një protestë dhe ftohesh, duhet të shkosh, i paftuar nuk mund t’i marrësh protestën të tjerëve. Ka rregulla. Meritën duhet t’ua lësh atyre që po e mbajnë.

    Eksponentë të PD apo vetë PD ka bërë në SPAK me dhjetëra denoncime dhe ka denoncuar disa herë djegësin e Elbasanit, por ky institucion është institucioni i amnistisë së krimeve të rënda mjedisore. E vetmja gjë që nuk themi dot është që PD nuk ka bërë padi”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit