Dy ditë pas dhunës së ushtruar në protestën e 6 dhjetorit, Sali Berisha është shfaqur në zyrën e tij në selinë e PD me ish-presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.
Berisha shihet se mban syze dielli, pasi në fytyrën e tij ka ende shenja nga grushti i Gert Shehut, i cili e goditi teksa Berisha po marshonte së bashku me protesutesit.
Berisha ka deklaruara para ish- presidentit kroat, se personi që ishe zgjedhur për ta sulmuar është një informator i policisë kriminale.
“Personi i zgjedhur që do më godiste është informator i policisë kriminale, me të cilin është marrë një nga figurat më të zeza të historisë së shtetit shqiptar”, u shpreh Berisha.
Kjo është hera e parë në jetën e tij publike, që Sali Berisha shfaqet me syze dielli.
Ndryshe nga politikanët e tjerë, ai nuk ka mbajtur asnjëherë syze dielli.