17.5 C
Tirana
E martë, 15 Prill, 2025
More
  • Sport
spot_img
spot_img

Sali Berisha shfaqet si analist futbolli: A e patë çfarë goli bëri Bajrami? Tani kemi trajner të mirë

Sali Berisha, e ka nisur ndryshe konferencën e përjavshme të shtypit këtë të premte.

Ai u shfaq si analist futbolli, edhe pse nuk merr vesh nga futbolli.

“Mirdita! Nuk mund të mos e nis me një përshëndetje të zjarrtë për kuqezinjtë në Çeki me një skuadër realisht shumë të fortë.

Goli i Bajramit ishte një gol fantastik, i bukur, i cili shpresojmë dhe të urojmë që të hapë rrugën për ekipin tonë për vendin që meriton.

Është një formë shumë të veçantë dhe këtu pa diskutim ka trajneri i ri, i cili e shof që është një trajner i mençur, ka studiuar shumë mirë të gjitha potencialet e ekipt dhe në udhëheqjen e tij ekipi kombëtar po jep edhe do të japë më të mirën që mundet.

Së dyti gjithnji një përshëndetje të përzemërt tifozëve kuqezi. Ju e patë ata ishin zotërit e arenës në entuziazmin e tyre dhe ajo energji pozitive e tyre që e ka tërbuar gjithnjë Edi Ramën, është një frymëzim i madh për lojtarët dhe një energji pozitive për lojtarët në fushë”, tha ai.

spot_imgspot_img

Lajmet e fundit