12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Sali Berisha shpall fitoren ndaj Ramës në… Facebook

    Sali Berisha ka shpallur fitoren në… Facebook.

    Ai thotë se e ka mundur Ramën në rrjetet sociale, duke cituar një sondazh që nuk dihet ku e ka gjetur, pasi nuk e përmend.

    “Shpartallim në fushë-betejën dixhitale! Rama braktiset nga shqiptarët. Mirënjohje të pakufijshme qytetarëve për mbështetjen e tyre të çmuar dhe që i varën të keqes teneqen në qafë! Fitore”, shkruan Berisha në Facebook.

    “Sipas të dhënave dixhitale, Berisha kryeson ndaj Ramës me 2.9 milionë % nga 1.6 milionë % të këtij të fundit në lidhje me ‘përshtypjet’ e përdoruesve të rrjeteve sociale.

    Për sa i përket ‘shpërndarjeve të përshtypjeve’ në rrjetet sociale, Berisha kryeson me 64% kundrejt 36% të Ramës.

    Gjithashtu ajo që vihet re është shpartallimi i Ramës nga Berisha në garën në Facebook dhe në website”, shkruan portali i familjes Berisha.

    Por se ku i kanë gjetur këto të dhëna dixhitale, vetëm ata e dinë.

    Ndoshta i referohen “qytetarit dixhital” të Berishës!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit