9.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Sali Berisha s’ka ndërmend të dorëhiqet pas humbjes poshtëruese: Kurrë, harrojeni

    Sali Berisha nuk do të mbajë asnjë lloj përgjegjësie për humbjen drastike të 14 majit.

    I pyetur nëse do japë dorëheqjen pasi humbi edhe Shkodrën, Berisha tha se nuk ka ndërmend të largohet pasi sipas tij, PS i ka fituar zgjedhjet me mbështetjen e krimit.

    “Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha poll-et e kundërshtarëve, por edhe tonat e nxirrnin Bardh Spahinë 14-16 pikë para.

    Nëse mendon ti ose ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëror dhe jo shtetëror.

    Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës.

    Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro, jemi bindur që qytetarët e Shkodrës zgjedhjen e krimit, pushtetin e krimit s’do ta pranojnë, kjo është përgjigja ime për ju”, tha Berisha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit