12.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Sali Berisha sulmon Altin Dumanin në Kuvend: Lexoji pyetjet e plota. Kreu i SPAK: Nuk jam njeri që dorëzohem

    Momenti i leximit të pyetjeve dhe dhënies së përgjigjeve për deputetët në Kuvend nga ana e kreut të SPAk, Altin Dumani, është shoqëruar edhe me një moment tensioni.

    Ka qenë kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, që ka ndërhyrë në momentin që Dumani po përgjigjej për pyetjet e bëra nga deputetja Jorida Tabaku.

    Berisha i ndërpreu fjalën dhe iu drejtua kreut të SPAK që të jepte përgjigje pas çdo pyetje që lexonte dhe të mos i kalonte apo anashkalonte.

    “Lexoji të gjitha, të plota dhe përgjigju! Cila është pyetja, një për një, të lexohet dhe jo kështu.

    Lexohet njëherë pyetja e plotë dhe pastaj jepet përgjigja, nuk mund të bëhet kështu dhe hajt…”, u shpreh Berisha nga vendi.

    Kryeparlamentari Niko Peleshi i kërkoi që të mos ndërhynte, por Berisha këmbënguli që të lexoheshin pyetjet sipas radhës dhe të jepeshin përgjigje konkrete.

    Dumani ndërkohë i ishte përgjigjur një prej pyetjeve të Tabakut, nëse ai ishte dorëzuar në fund të mandatit të tij:

    “Jo, s’ka të bëjë fare, nuk dorëzohem, nuk jam njeri që dorëzohem, i bëj ball sfidave, unë do vazhdoj të jem prokuror i SPAK dhe të shërbej”, tha Dumani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit