11.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sali Berisha, thirrje Joe Biden: Mblidhe Yuri Kim, se po më bie më qafë

    Sali Berisha thotë se ambasadorja amerikane Yuri Kim po bën fushatë elektorale kundër tij, në prag të garës për kryetar partie të PD.

    Berisha iu përgjigj deklaratës së ambasadores amerikane, e cila tha se nga 200 vendime për shpallje non grata nga SHBA, asnjë nuk është tërhequr.

    “I bëj thirrje presidentit Biden që të mos lejojë përfaqësuesit e tij të ndërhyjnë në punët e brendshme të partive politike, veçanërisht përpjekjet e paimagjinueshme për caktimin e kryetarit të opozitës shqiptare, të partisë konservatore shqiptare”, tha Berisha gjatë një konference për mediat me gazetarët.

    Ish-kryeministri dhe ish-presidenti i Shqipërisë u shpall bashkë me familjen person i papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, për shkak se ishte i përfshirë në korrupsion madhor. SHBA, përmes ambasadores Kim, por edhe zhytarëve të tjerë, ka bërë disa herë me dije që do të ndërpresë marrëdhëniet me PD nëse Berisha zgjidhet kryetar i saj.

    Një ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar vitin e kaluar, disa muaj pas vendimit për shpalljen non grata, ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, vendosi të largonte Berishën nga grupi parlamentar. Vendimi i Bashës shkaktoi reagim nga vetë Berisha dhe mbështetës të tij, të cilët ndërmorën një nismë duke e shkarkuar Bashën nga posti i kryetarit.

    Pasi Gjykata regjistroi statutin e ri të partisë, të dalë nga kuvendi kombëtar i 11 dhjetorit 2021, zgjedhjet për kryetarin e ri të PD do të mbahen më 22 maj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit