9.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sali Berisha vizitë misterioze në Gjermani para protestës së 6 Dhjetorit?

    Më 28 Nëntor, ditën e festimeve për 110 Vjetorin e Pavarësisë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk u shfaq në asnjë aktivitet, ndryshe nga krerët e tjerë të politikës dhe kjo habiti jo pak median, pasi ishin mësuar që edhe në ditë normale, Berisha pjesë më të madhe të ishte “live” në aktivitete të ndryshme.

    Por, jo vetëm atë ditë, por për dy ditë rresht, Berisha nuk u shfaq askund “live” dhe mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale qarkulloi një foto ku pretendohej se ai ishte fotografuar nga “qytetari dixhital” në aeroportin e Mynihut në Gjermani.

    Një vizitë misterioze e pa lajmëruar askund dhe nuk ka asnjë foto nga takimet që ka zhvilluar. Nuk dihet se me kë është takuar lideri demokrat dhe cila ka qenë arsyeja e vizitës së tij në Gjermani.

    Ajo që vlen për t’u përmendur është fakti se kjo vizitë vjen pak ditë para protestës që ka lajmëruar në datë 6 Dhjetor, në të një ditë kur në Tiranë do të shkelin të gjithë liderat europianë, pasi do të mbahet Samiti i përbashkët Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor.

    Vizita e Berishës në Gjermani dyshohet se ka lidhje pikërisht me protestën e 6 Dhjetorit, e cila deri më tani nuk ka marrë as miratimin e Policisë dhe as të Bashkisë së Tiranës për t’u zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për shkak të frikës së cënimit të sigurisë.

    Mazhoranca ka reaguar ashpër ndaj kësaj proteste të Berishës, duke deklaruar se po turpëron Shqipërinë dhe e kanë konsideruar si të paguar nga Moska.

    Sali Berisha vizitë misterioze në Gjermani para protestës së

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit