Para disa ditësh DJ PM festoi ditelindjen, por mes urimeve dhe emocioneve, ndjekësve nuk i shpetoi një detaj që nuk ka kaluar pa u komentuar, mungesën e çdo reagimi nga partnerja e tij, Sara Berisha. Dyshja e lidhur gjatë spektaklit “Big Brother VIP”, është përfolur shpesh për lidhjen e tyre të ëmbël dhe të qëndrueshme. Mungesa e nje reagimi te Sarës në këtë ditë të veçantë për PM-në ka nxitur spekulime në rrjet, e shumë fansa që pyesin nëse mes tyre ka ndodhur diçka.
Së fundmi Sara ka publikuar një video nga pushimet e saj dhe komenti i Einxhel Shkirës ka marrë vëmendjen e gjithë ndjekësve. Në komentin e saj Einxhel ka përmendur Dj Pm duke nënkuptuar se ai ndodhet bashkë me Sarën me pushime.
“Kurioze jam nëse është zgjuar PM kaq herët për plazh?”