20.5 C
Tirana
E hënë, 3 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Sara dhe Dafina rindezin polemikat?

    *Merr frymë thellë*. Ah, këto goca thjesht s’dinë të pushojnë. Kur menduam se drama mes Sarës dhe Dafinës mbaroi, vajzat nisën me nja dy kunja të vogla, që menjëherë ranë në sy.

    Sara publikoi në Instagram një postim të Drake, për të na treguar mbishkrimin e tij: “Të më bëje block pasi më bëre diçka të keqe, nuk do të thotë që më bllokove mua, por veten. Në fakt, është gjëja më e mirë që të kam parë të bësh”. Sara e publikoi në Instastory dhe shkroi: “Ah, Drake”.

    Mos Sara dhe Dafina rindezën dramën?

    Por, edhe pse mund t’i ketë bërë block, Dafina e mori vesh dhe publikoi një foto, me një këngë, ku zgjodhi pikërisht vargjet: “Ah, block direkt dhe fshije/ Thuaji që ta provojë këtë me dikë tjetër”

    Mos Sara dhe Dafina rindezën dramën?

    Drama e tyre e mëparshme zgjati për ca ditë, ku gocat, “hidh e prit” nëpër Instagram thumbuan njëra-tjetrën. Gjithçka filloi sepse Ledri komentoi në një postim të Dafinës, ku këngëtarja pyeste se cila ishte pjesa e preferuar e këngës së saj. Ledri shkroi: “T’i kom dhon krejt” (varg i përdorur edhe në këngën e tij) dhe më pas, e fshiu komentin.

    Kështu, nisi një përplasje virtuale, të cilën, për ta bërë më të thjeshtë, e kemi trajtuar si një telenovelë me seri, sepse duket si e tillë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit