Modelja dhe moderatorja Sara Gjoreni, i ka dalë në mbrojtje Grida Dumës, pas sulmit të Arian Çanit.
“Gridën e njoh, kemi respekt për njëra-tjetrën dhe rrugëtimet e jetës që kemi pasur.
Ajo vlerëson faktin që jam ‘Selfmade’ në gjithçka pa asnjë ndihmë të jashtme, pavarësisht vështirësive, ndërsa unë gruan e fortë dhe autoritare që ajo ka arritur të bëhet në këtë vend patriarkal.
Më vjen keq të them, nuk i ka merituar këto fjalë!
Shoqëria jonë vazhdon të fyejë dhe përulë vajzat dhe gratë në mënyrën më të ulët (kohët e fundit është bërë modë edhe publikisht)”, shkruan ajo.
Në një intervistë të dhënë së fundi, Arian Çani e quan Grida Dumën debile.
Ai ka fyer dhe Artur Zhejin, por për këtë të fundit nuk është kujtuar njeri ta marrë në mbrojtje, meqë është mashkull!



