Prej ditësh në media po qarkullonin lajme se Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëheshin prindër për herë të tretë, kjo nisur nga një deklaratë e moderatorit në programin “Ëndërrtjerrësit”.
Së fundmi vetë Sara Hoxha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se së shpejti ajo do të bëhet nënë për herë të tretë.
“Këta dy fëmijë së shpejti do të kenë tre fëmijë të tyre”, ka shkruar Sara përkrah një fotografie ku ajo dhe Ledioni shihen duke ecur.
Kujtojmë që ata janë prindër të dy djemve, London dhe Roman, ndaj dëshira e tyre këtë herë është të bekohen me një vajzë.