13.5 C
Tirana
E diel, 14 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Sara Hoxha “thumbon” sërish Dafina Zeqirin?

    “Thumbat” mes Dafina Zeqirit dhe Sara Hoxhës nuk kanë të mbaruar.

    Prej ditësh vajzat janë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, ndërsa së fundmi blogerja ka ironizuar këngëtaren përmes një postimi në Instagram.

    Teksa ka postuar disa foto me ish-partnerin e Dafinës aktualisht i dashuri i Sarës, kjo e fundit ka shkruar: “Ama prap mle vetëm.”

    Drama mes vajzave ka nisur disa ditë më parë ku Dafina ia hoqi ‘followin’ ishit dhe partneres së tij, ndërsa të njëjtën gjë bënë edhe dyshja.

    Çdo gjë filloi me hitin më të ri të këngëtares ku në një fragment dukej se ajo dhe Ledri po i kthenin përgjigje njëri-tjetrit.

    “Ti kam dhënë krejt, ti kam dhënë krejt ama lock më le vetëm”- tha Ledri në një fragment të këngës.

    Ndërsa Dafina iu përgjigj: “Ti kam dhënë krejt, mi ke dhënë krejt ama sot prapë vetëm. Ti ke humb njëjtë, unë kam humb njëjt ama ndjenjat mbeten!”

    Megjithatë kujtojmë që disa dië më parë përmes një postimi në rrjetet sociale Dafina shkruan se i ka dhënë fund marrëdhënieve që kanë qenë për të marrë vëmendjen prej saj, referuar kjo pse ajo nuk ndjek më në ‘Instagram’, reperin Ledri Vulën dhe partneren e tij, Sara Hoxhën.

    Ndër të tjera, artistja është shprehur se gjithmonë do të mbrojë lumturinë e saj dhe nuk do lejojë askënd që ta përdorë për të përfituar vëmendje.

    Gjithmonë mbro lumturinë tënde dhe mos lejo askënd të të përdorë për të përfituar! ‘Njerëz’  dhe ca pseudo-gazeta do të përdorin gjithmonë informacione kundër meje që t’ju bëjnë të besoni gjërat idiote dhe fëminore që shkruajnë (në favor të personit tjetër) për shikime dhe para! Kam vendos të mos ndjek dhe t’i jap fund ‘marrëdhënieve’ me njerëz që unë, Dafina nuk i ‘respektoj’ më ndërsa ata kanë bërë të kundërtën për të marrë vëmendje. Pikë!”, ka shkruar Dafina.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit