13.5 C
Tirana
E diel, 1 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Sara Hoxha zbulon emrin shumë të veçantë të vogëlushes

    Sara Hoxha njihet për emrat e veçantë dhe aspak të zakontë që i vendos fëmijëve, prandaj ishim gjithë sy e vesh të mësonim sesi do të quhej vogëlushja.

    Sara e zbuloi përmes një postimi në Instastory ku mbi një tortë rozë tipike vajzash, shkruhej Ruya Roe-emri i bebushes që erdhi në jetë gjatë javës së shkuar.

    “Ruya- një ëndërr, një vizion!”- shkruan Sara duke sqaruar kështu kuptimin e emrit të zgjedhur.

    Ruya, emër me origjinë arabe do të thotë “të shohësh qartë, të kesh një vizion, ëndërr” dhe konsiderohet si emër i rallë.

    Sara dhe Ledioni janë gjithashtu prindër të dy djemve, Roman dhe London, por që prej fillimit të shtatzënisë vogëlushja deklaruan shumë qartë se vogëlushja nuk do të kishte një emër qyteti europian.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit