Sara Karaj, banorja e eliminuar ditën e shtunë nga Big Brother VIP ka folur së fundmi për eksperiencën e saj të shkurtër brenda shtëpisë.
E ftuar në “Big Brother Radio” ish-banorja foli për ndjesitë e saj pas daljes nga shtëpia e Big Brother, dhe se kë sheh fitues.
“Po e përjetoj shumë mirë. Kam patur reagim pozitiv dhe jam e lumtur për këtë. Për momentin do jem në Shqipëri. Do merrem me disa bashkëpunime me disa emisione. Do jap intervista, nuk besoj që do filloja diçka vetë, por nëse ftohem në ndonjë projekt, sepse janë diskutuar disa…”, tha Sara.
Kë sheh ish-banorja si fitues të “BBV3”?!
“Unë jam mes Eglës dhe Romeos, por dua ta fitojë Egla. Ndërsa Juli më duket që është ‘jashtë mode”.
Lidhur me Ilnisën dhe Meritonin ajo ka thënë se çifti fut edhe persona të tjerë në romancën e tyre.
“Për pjesën e Ilnisës dhe Meritonit, m’u duk sikur po u interesonte më shumë atyre sesa mua. Donin një person të ri… Tani për momentin, është i përfshirë Romeo, kemi parë çfarë kemi dashur në çift, normalisht duhen dhe njerëz të tjerë të përfshirë në çift… Nuk mund të hyj te ndjenjat, te dashuria e vërtetë që është shumë e vështirë për ta matur, por mendoj që Ilnisa dhe Meritoni e shohin më të fort veten kur janë bashkë. Por fusin edhe të tjerët në romancën e tyre”, tha Sara.



