13.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Sara Mila flet për bashkëshortin: Ai është mbështetësi im më i madh, i them më fal dhe të dua

    Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka ndarë për herë të parë momente personale nga jeta e saj familjare gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Në studio u shfaq edhe një fotografi e rrallë, ku ajo dukej me bashkëshortin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare.

    Mila tregoi se pikërisht bashkëshorti ka qenë nxitësi kryesor që ajo të aplikonte për deputete në Qarkun e Elbasanit.

    Vajza ime 3 vjeçe dhe bashkëshorti im, unë s’e di a ka shembull më të bukur dhe dëshmi më të fortë dashurie që të lejosh vajzat në Shqipëri që të bëjnë një punë politike edhe ai më ka shtyrë të aplikoj edhe më ka thënë që e bëj më mirë se askush, ai është mbështetësi im më i madh dhe e falënderoj shumë”, tha deputetja.

    Moderatorët e emisionit e ftuan të bënte një dedikim romantik për partnerin, ku deputetja nuk nguroi të shfaqte emocionet e saj:

    “E di që po na shikon, edhe pse nuk e do jetën publike dhe është bërë pishman për atë foto. Nuk do ta nisja me ‘të dua’, por me një kërkesë falje. Ky ka qenë viti i 11 i martesës sonë dhe këtë vit nuk jemi parë shumë. I them më fal… edhe të dua.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit