17.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Sarah Berishës i ndodh e papritura, ja shënimi që i kanë lënë te makina

    Blogerja e njohur, Sarah Berisha, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Ajo ndan me 298 mijë ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

    Një ditë më parë, ajo ka bërë një postim në “Instastory” ku tregon se dikush i kishte përplasur makinën dhe ishte larguar.

    Por shoferi i makinës tjetër edhe pse ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ishte kujdesur që t’i linte një shënim Sarah. I tregonte se ngjarja kishte ndodhur pa dashje si dhe i kishte lënë emrin dhe numrin e kontaktit.

    “Përshëndetje, unë jam… Pa dashje e kam lënduar makinën, kërkoj shumë ndjesë. Numri kontaktues…”, është shënimi që personi i ka lënë Sarah në makinë.

    Blogerja është kujdesur që të fshijë emrin dhe numrin e telefonit të personit në fjalë, ndërkohë bashkëngjitur me postimin ajo shkruan:

    “Ka akoma njerëz të mirë”, duke e shoqëruar me 3 emoji, një të zemrës, të syrit dhe hudhrës.

    Foto/ Sarah Berishës i ndodh e papritura, ja shënimi që i

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit