14.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sazan Guri për president

    Ilir Metës i mbaron në korrik mandati si president i Shqipërisë dhe tashmë dhet nga të gjithë që nuk do të ketë një madat të dytë për të. Meta do i rikthehet LSI-së, ndërsa Shqipëria duhet të gjejë një president të ri.

    Sazan Guri ka hedhur kandidaturën për t’u bërë president i Shqipërisë. Ai thotë se është nxitur për të shpallur kandidaturën nga një nuëmr i madh qytetarësh, aktivistësh dhe njerëz të mediave, teksa shton se aftësitë, përvoja dhe dashuria për vendin e kanë shtyrë të jetë kandidat.

    “Kam besim te Perëndia, po aq te shqiptaria që nuk do ta lëmë të jetë kështu Shqipëria”, shkruan në fund të deklaratës së tij Sazan Guri.

    Shqipërisë i duhet një president, Sazan Guri hedh kandidaturën: Më keni gati

    Emri i presidentit të ri mbetet ende një mister, pasi nga palët politike nuk ka ndonjë kandidaturë konkrete, ndërkohë që shoqëria civile ka dhënë disa emra, të cilët janë mirëpritur nga qytetarët.

    Ndërkohë një tjetër emër i njohur që është vetëofruar për postin e presidentit është edhe historiania dhe pedagogia Elena Kocaqi.

    Ajo është shprehur se ka mbështetjene  gjithë shqiptarëve dhe do jetë një presidente mbi palët. Kujtojmë se Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë presidente femër.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit