Elbasani dhe Tirana festuan dje masivisht Ditën e Verës me shumë aktivitete dhe me shumë njerëz që u mblodhën nga të gjitha qytetet.
Përveç atmosferës së gëzueshme, e gjitha kjo ka edhe një anë tjetër, atë të ndotjes mjedisore.
Sazan Guri, duke folur për këtë, thotë se ndotja është bërë shkak i shumë sëmundjeve duke shtuar se shqiptarët nuk janë aktivë.
Mes tjerash ai theksoi se për shkak të ndotjes, shqiptarët janë ‘fjetur’.
“Shqiptari nuk është aktiv. Nga ndotja oksigjeni nuk shkon në zemër dhe në tru.
Prandaj shqiptari është i fjetur, është apatik.
Smogu ka shkuar deri në zemër, prandaj ka më shumë sëmundje në zemër”-tha ai.



