7.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “S’do t’ia dalësh dot”, Erla Mëhilli rrëfen momentin e vështirë në jetë!

    Gazetarja Erla Mëhilli ka qenë e ftuar në programin “E ardhmja është vajzë”, ku ka rrëfyer për një prej momenteve më të vështira të jetës së saj.

    Ajo tha se gjatë kohës kur ishte shtatzënë me djalin e parë, rrezikoi ta humbiste atë dhe mjekët nuk i dhanë shpresa.

    “Një moment vërtetë i vështirë, ishte momenti kur isha shtatzënë me djalin e parë, Akidin. Sepse zbulova për një problem shëndetësor gjatë kohës që isha shtatzënë dhe në fillim të muajit të 6 pata një problem, rrezikova dështimin.

    U shtrova në spital, kam ndenjur disa ditë. Natën e parë përjetova konvulsionet e një lindje të parakohshme. Mbaj mend që kërkoja qetësues, nuk më bënte njeri, m’i bënë të nesërmen në mëngjes.

    Pra i përjetova të gjitha, unë nuk e kuptoja që ishin konvulsione, por m’i shpjeguan që ishin, zëre se po lindja. Në fakt nuk e humba. Ishte moment i vështirë sepse të gjithë ata mjekë që unë kisha përreth më thoshin kot e ke, nuk do t’ia dalësh dot.

    Ndërsa Halim Kosova, që ishte gjinekologu me të cilin unë ndiqesha, nuk vinte në spital, por ndiqesha me telefon ato ditë, më thoshte mos dëgjo njeri, më dëgjo mua, sepse do të shkojë çdo gjë në rregull.

    Në fakt më vonë, pasi përcaktuam ditën se kur do të lindja, e thoshte dhe vetë dhe ma thotë edhe kësaj dite nëse e takoj në rrugë: nuk e di si ia dole. Ishte mrekulli”, ka thënë Erla.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit