13 C
Tirana
E martë, 13 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “S’do udhëtoj kurrë me Wizz Air”, moderatorja: Fluturimi u shty 2 herë, pastaj u anulua

    Moderatorja Aulona Musta ishte nisur për të udhëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt Barcelonës, por është përballur me një situatë të pakëndshme me kompaninë Wizz Air.

    Udhëtimi për të cilin moderatorja ishte nisur me bashkëshortin e saj u shty dy herë orarin e më pas kompania ajrore Wizz Air anuloi fluturimin dhe Aulona tregon LIVE se si u detyruan të kthehen në shtëpi.

    Nga ora 04:30 deri tani isha në aeroport, do të nisesha për në Barcelonë. Na erdhi informacioni që u shty, pastaj u shty prapë dhe më pas u anulua fluturimi me Wizz Air për në Barcelonë.

    Kjo është hera e tretë që udhëtoj me Wizz Air, ka pasur vonesa shumë të mëdha dhe kjo është e treta e vërteta që unë të konfirmoj se nuk do të udhëtoj kurrë më me Wizz Air, sidomos në këto oraret e vona.

    Nuk na thanë asgjë, thjesht që duhet të prenotojmë për nesër, Tani po iki në shtëpi”, thotë aulona Musta në profilin e saj në Instagram duke bërë tag edhe kompaninë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit