10.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “S’doja që të kalonte në perversitete…”, Sabiani dhe Keisi flasin për herë të parë pas BBV

    Dje të ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj ishin Sabiani dhe Keisi. Të dy kanë qenë pjesë e Big Brother VIP këtë edicion të dytë dhe dinamikat që u krijuan tërhoqën interesin e madh të publikut.

    Sabiani ka treguar në “Më lër të flas” arsyen e vërtetë të futjes në BBV.

    Ai tha se vetë prezenca e tij në Big Brother, i ka sqaruar të bijës shumë gjëra. Porosia e vetme e tij për Keisin, ishte që gjërat të mos kalonin në perversitete.

    Sabiani: Ta dini çfarë kisha unë aty brenda. Unë aty jam futur se s’mund të futesha ndryshe përveç se të isha pjesëtar i atij produksioni se për gjysmë ore në një takim nuk mund të sqaroja asnjë gjë. Vetë prezenca ime i sqaroi shumë gjëra. Kisha dy mundësi të merrja Keisin ose të futesha edhe vetë. Doni s’doni dy herë u futa, në pozicionin tim isha më mirë në këtë BBV se isha më komod. Porosia e babit ishte që çdo gjë të merrej shtruar e mos të kalonte në perversitete, në diçka që mund  nuk më pëlqente siç nuk do i pëlqente asnjë prindi tjetër.

    Çfarë i tha Sabiani vajzës së tij pasi ajo doli nga shtëpia e BBV?

    Keisi: Gjëja e parë që më tha ishte “Jam shumë krenar për ty”. Këtë e tha.

    Pse mendoi Sabiani se Keisi nuk do të dilte atë natë nga shtëpia e “Big Brother”?

    Sabiani: Dyshoja që nuk do të dilte. Për aq sa dha aty brenda pa të drejtë ka dalë.

    Keisi: Unë dhashë më shumë se ç’duhet aty brenda.

    Sabiani: Patjetër.

    Artisti i njohur tregoi se ky është mendimi i tij personal dhe gjithmonë e ka shprehur gjithçka që e ka menduar si të drejtë. Ai shtoi gjithashtu se raportet me produksionin janë të shkëlqyera.

    A bëri gabim Keisi që u përfshi në një lidhje?

    Keisi: Jo, jo nuk e quaj gabim ose edhe mund të jetë gabim, por ne nga ato do mësojmë. U bë një telenovelë këtu jashtë.

    Si është gjendja e Keisit tani pas daljes nga BBV?

    Sabiani: Imagjino unë jam bllokuar dhe thashë nuk do reagoj fare vetëm do ta puth, do ta përqafoj se kisha mendimin se do më kalonte ndonjë traumë vajza. Sinqerisht.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit