15.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    S’e lejoi të fuste miq në dhomë, pushuesi rreh pronarin e hotelit në Himarë: I thyen brinjët dhe e çan në trup

    Një emigrant shqiptar që kishte zgjedhur vendlindjen për të kaluar pushimet e kësaj vere ka dhunuar pronarin e hotelit ku është akomoduar.

    Ngjarja është denoncuar nga një dëshmitar i dhunës që ka lënë 70-vjeçarin me brinjë të thyera e me çarje në trup.

    Por si ka ndodhur ngjarja?

    Emigrati shqiptar nga Gjermania kishte rezervuar një dhomë për dy persona në hotelin e 70-vjeçarit.

    Ditën e fundit ai kishte dashur të fuste në dhomë edhe dy persona të tjerë, por kjo gjë është kundërshtuar nga pronari i hotelit.

    Ky i fundit i ka shpjeguar se pagesa ishte bërë për dy persona dhe jo për katër, e për pasojë ai nuk mund të mbante njerëz të tjerë në dhomë.

    Pas konfliktit, pushuesi ka kërkuar që të marrë mbraposht paratë e të gjitha ditëve që kishte qëndruar në hotel.

    Por pronari nuk ka pranuar t’ia japë. Për pasojë, emigrant e ka dhunuar 70-vjeçarin, i cili aktualisht ndohet në spital.

    Nuk dihet nëse është marrë ndonjë masë ndaj pushuesit që përveç dhunës, ka shkatërruar edhe dhomën e hotelit ku kishte qëndruar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit