14.5 C
Tirana
E diel, 11 Maj, 2025
No menu items!
More
    No menu items!
    spot_img
    spot_img

    Së shpejti prindër? Ja çfarë kanë vendosur Luizi dhe Kiara

    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti më i preferuar nga publiku shqiptar.

    Së fundmi, Luizi ka treguar planet mbi familjen dhe në lidhje me ardhjen e një fëmije në jetë.

    Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Fiks Fare”, ai tha se do ia lënë kohës, dhe se familja për të është e shenjtë.

    “Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë”, tha Luizi, duke përdorur shprehjen e Kiarës.

    Dyshja janë të fokusuar në projektet personale. Luizi përpos muzikës po xhiron dhe filmin “Në kuadër të dashurisë”, ndërsa Kiara sapo përfundoi xhirimet e “Kepit të Vip-ave”, e tashmë po fokusohet tek linja e saj e veshjeve “Kiara Tito”.
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit