17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Seks dhe dashuri në punë! Benefitet e krijimit të lidhjeve intime brenda në zyrë

    Flirtimi në zyrë është një fenomen real dhe sipas ekspertëve, 38% e punonjësve janë në një marrëdhënie me një koleg. Megjithatë, marrëdhëniet që dalin hapur janë të pakta, shumica e tyre kanë lindur dhe ‘jetojnë’ në fshehtësi. Disa madje ‘konsumohen’ brenda kompanisë, një qëndrim jashtë orarit, apo edhe thjesht gjatë pushimit të drekës.

    Seksi në zyrë ju bën më produktiv

    Njerëzit që lidhen me kolegët i njohin më mirë ndjenjat e tyre dhe kjo prodhon më shumë energji dhe më shumë kapacitet pune. Ky efekt nxit edhe sjelljen më profesionale dhe eliminon mundësinë e krijimit të problemeve me shefin ose me kolegët e tjerë. Një studim italian ka dalë në përfundime të ngjashme: njerëzit, kryesisht femrat e dashuruara në punë, pretendojnë se janë më produktive në 65% të rasteve. Një në tre të anketuar thotë se i tejkalon orët e punës, vetëm për të qenë pranë partnerit, dhe një në dy rrëfen se shkojnë në punë me më shumë dëshirë.

    Nga eksitimi në siklet

    Puthje të fshehura nga sytë kureshtarë, përkëdhelje të shpejta në tavolinë dhe një pushim dreke në motelin pas zyrës. Të gjitha këto janë situata që rrisin pasionin dhe momentet e eksitimit.

    Gjithmonë e ke ndjesinë e shkeljes së ndalesave, edhe nëse nuk ka asgjë të paligjshme! Megjithatë, gjërat ndërlikohen shumë kur historia përfundon. Tashmë  nuk është e lehtë të kapërcesh një ndarje, do të jetë edhe më e vështirë nëse ish-partnerin tënd e gjen çdo ditë në zyrë. Sidomos nëse ai shfaqet me arritjet e reja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit