Gazetarja Zhaklin Lekatari e ftuar në ‘Studio Live’ në Report TV, ka debatuar me kreun e Vëllazërisë Ungjillore, pastorin Yllin Doçi, teksa po diskutohej për abortin.
Lekatari tha se një fetus nuk është një bebe, por është një grumbull qelizash. Sipas saj, pastori po deformon publikun, pasi ajo në atë që thotë bazohet tek shkenca dhe jo mendimet e saj individuale.
“Nuk është fëmijë, është një grumbull qelizash. Nuk e quaj unë, e quan shkenca.
Unë kam mitër, jo ju. Ju nuk keni të drejtë që të flisni, unë kam.
Kisha është opsesionuar me fetusin dhe embrionin. Duhet të mendojë për ato fëmijë që janë përdhunuar ndër vite.
Kisha do t’i mbajë njerëzit e varfër. Nuk do të lë që të thërrasësh fetusin bebe.
Po deformon të vërtetën pastori. Po flas me argumente shkencore”- tha Lekatari.
“Shkencëtarët ende nuk e kanë vendosur kur fillon jeta, çfarë thuhet kur është i gjallë. Ne nuk e dimë nëse një virus apo një qenie jete, konsiderohet si e gjallë.
Nga ana tjetër para 50 vjetësh, kur ka kaluar afati, gjykatësja ka thënë që ne nuk e dimë kur fillon jeta. Ne nuk mund të themi që ti po vret bebe ato nuk janë bebe, ka debate, kur quhet fetus kur quhet bebe”, tha ajo.
Ylli Doçi: Ti ke një person tjetër në trupin tënd.
Zhaklin Lekatari: Ai nuk është një person, ai është një grumbull qelizash, është embrion dhe fetus. Nëse një vajze 11 vjeçe është përdhunuar dhe ka fëmijë a duhet ne t’i heqim të drejtën e një jetese normale?
Ylli Doçi: Nuk ke sesi të kërcënosh një jetë njerëzore për hir të ndjenjave të dikujt. Po t’ua tregosh nënave se çfarë po ndodh në trupin e tyre ato e kuptojnë më mirë sesa vlerë ka jeta. Unë po them si do e kuptojë ngjizjen e spermës me vezoren, aty nis lindja. Është një çështje filozofike.
Zhaklin Lekatari: Nuk është fëmijë, fëmijë është kur ka lindur.