22.5 C
Tirana
E premte, 6 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Selami Jenishehri thotë se është kërcënuar për jetën, nëse i tregon kombëtares “skemat fituese” ndaj Serbisë

    I ftuar në emisionin Fiks Fare ish deputeti Selami Jenishehri foli për herë të parë për letrën kërcënuese që i është adresuar.

    Ky kërcënim sipas tij ka ardhur pasi ai ka bërë publike skemën që do të çonte Kombëtaren shqiptare në fitoren e sigurtë kundrejt Serbisë.

    “Pas letrave që i kam shkruar Sylvinho-s dhe Armando Dukës nuk më ka kontaktuar askush, vetëm në shtëpi më ka ardhur një letër kërcënuese. Në të thuhet nëse do mësosh shqiptarët të mundin serbët mendoje a do mundesh të jetosh më apo jo“, tha Jenishehri.

    I pyetur për skemën e tij që do të çonte ekipin shqiptarë drejt fitores ditën e shtunë, ai u shpreh se skema e tij është e testuar. Sipas tij skema është më e mirë dhe më e avancuar sesa ajo e miratuar nga FIFA .

    “Unë e mësoj një sportisti 4 mënyra të driblojë kur e ka përball kundërshtarin, 2 mënyra kur e ka në krah dhe 1 kur e ka nga pas” shpjegoi Jenitshehri në Fiks Fare. Por edhe pse ai i është drejtuar disa herë më letra kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje, iu drejtuar edhe trajnerit të kombëtares Sylvinho.

    I pyetur nga Juli dhe Xhemi nëse ka kontaktuar dikush me të nga federata apo stafi i ekipit kombëtar Jenishehri e mohoj duke hedhur dhe akuza të forta për shitje të ndeshjes.

    “Kam dyshime të besueshme se ndeshja me Serbinë FSHF-ja e ka shitur, pasi nesë do donin të fitonim do të kishin kontaktuar. Kjo nuk ndodhi, pra nuk janë të interesuar për fitore” tha ndër të tjera ish deputeti. Ndërkohë që midis të qënurit deputet apo trajner i kombëtares, Jenishehri zgjedh të jetë ky i fundit për të korrur një fitore të merituar sipas tij ndaj serbëve që i kanë shkaktuar plagë të shumta Kosovës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit