Banorja e Big Brother VIP Albania, Selin Bollati, ka folur pa dorashka për situatën e saj sentimentale dhe strategjinë në lojë, pas debateve të forta që çuan në prishjen e raportit me Mirin.
Gjatë programit special “Big Brother VIP Radio”, ajo u vendos përballë një pyetjeje direkte nga Brikena: a do të pranonte të kishte sërish një bashkëpunim apo afrim me të në lojë?
Selin u shpreh se konflikti mes tyre është mbyllur dhe se, ndonëse ruan respekt për anën njerëzore të tij, një rikthim si aleatë nuk është më i mundur.
Sipas saj, një veprim i tillë do të dëmtonte pozicionin e saj si lojtare dhe nuk e sheh më si një mbështetje strategjike brenda shtëpisë. Megjithatë, ajo theksoi se vlerëson momentet e mira dhe kujdesin që ai ka treguar ndaj saj në aspektin personal.
“Që nga fillesa e debatit tonë, mbaroi i gjithë debati, u tha çfarë ishte për t’u thënë… Pavarësisht të gjithë debatit dhe ndarjes sonë në lojë, unë si Selin gëzoj respekt maksimal për atë Mir që kam njohur nga ana njerëzore dhe ‘kujdesin’ që ka treguar kundrejt meje për temat tona personale. Në lojë nuk do të ketë një rikthim, sepse kjo përveçse do të ishte penalizim i hapur për mua si lojtare, nuk e shikoj më si një aleat të mundshëm…”
Ndërkohë një tjetër banor i cili është i rëndësishëm për Selin në lojë, por ndooshta dhe jashtë saj është dhe DJ Gimbo me të cilin kanë filluar pëlqimet e para mes tyre. Selin u pyet për ndjenjat e saj, balerina pranoi hapur se nuk heziton të shprehë emocionet kur ato janë të sinqerta.
Ajo konfirmoi se e pëlqen Dj Gimbon.
“Unë e kam shprehur shumë herë, që nëse këtu brenda shtëpisë do të më vijë një person që realisht do e pëlqej, nuk jam nga ato njerëz që kam frikë të shpreh ndjenjat e mija dhe të ndrysh emocionet… me Gimbon, çfarë kam ndjerë, e kam shprehur, përgjigja është po, unë e pëlqej Gimbon si djalë…Jam lidhur më shumë me Gimbon kur kam kuptuar ça karakteri ka, dhe ça qëndrimi ka në lidhje me mua.”
Deklaratat e saj kanë shtuar kuriozitetin e fansave, të cilët tashmë presin të shohin nëse kjo simpati do të shndërrohet në një romancë të vërtetë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.



