4.5 C
Tirana
E hënë, 12 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Selin nuk i kuptoi fjalët e të atit, po Miri si do reagojë për letrën nga bashkëshortja?! Landi zbulon planet…

    Këngëtari Roland Hysi ishte i ftuar në panelin e “Fun Club” për të komentuar mbi lojën e mikut të tij, Mirit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” dhe për të shumëkomentuarën marrëdhënie me balerinën Selin Bollati.

    Landi tha se bashkëshortja e Mirit, e cila është me kombësi gjermane, gëzon një tjetër mentalitet dhe kulturë. Ai shton se raporti i tyre në çift është i shëndetshëm.

    Nusja e Mirit është gjermane, ka një mentalitet ndryshe nga përjetimi i shqiptarëve në përgjithësi. Nga sa i njoh unë, ata kanë një marrëdhënie bashkëshortore të mirë”, tha Landi.

    Landi u pyet gjithashtu dhe për fjetjet e Mirit në një krevat me Selin. Për këtë episod Lani është i qartë teksa thotë se asnjë prej tyre nuk ka bërë asnjë mëkat dhe askush nuk i ka hyrë në hak as familjes dhe as shoqërisë.

    Jo. Nuk ka bërë gjynah dhe krim, asnjëri nga të dyja palet nuk ka bërë gjynah dhe krim. Nuk i ka hyrë në hak as shoqërisë dhe as familjes”.

    Miku i Mirit u pyet drejtpërdrejt për bashkëshorten e këtij të fundit, e cila edhe pse ka zgjedhur të qëndrojë tepër e rezervuar, një reagim në mbështetje të bashkëshortit të saj e ka bërë. Landi u shpreh se ajo po mendon që t’i dërgojë një letër brenda në shtëpi Mirit.

    Ka bërë një postim për Mirin, pas reagimit të babait të Selin për Mirin. Po mendon që t’i dërgojë një letër”.

    Kujtojmë që një letër i erdhi dhe Selin. Babai i saj i kishte lënë të nënkuptuar në rreshta të distancohej nga Miri, por ky mesazh nuk është kuptuar qartë nga Selin, e cila ka vijuar lojën po njësoj. Të paktën kështu u shpreh dhe babai i saj për “Fun Club” disa ditë më parë, i cili nuk kurseu as fjalët e ashpra për Mirin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit