Diskutimi mes Mirit, Juelës dhe Rogertit, ku flitet se njerëzit e kanë cilësuar Selinin si kokrra e k*rvës, ka hapur një debat të ashpër jo vetëm brenda shtëpisë së “BBVA5” por dhe jashtë saj.
Pas kritikave të bëra ndaj Mirit për gjuhën ofenduese që banori përdori ndaj Selinit, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta. Në mesin e dhjetra reagimeve janë pikasur personat që kanë dalë në krahun e banorit duke theksuar se Miri nuk ka bërë asnjë faj. Në mesin e tyre është dhe miku i banorit, artsiti Landi, sipas të cilit në situatën konkrete Miri vetëm ka treguar se çfarë dëgjoi nga njerëzit.
Miku i artistit, këngëtari Landi Hysi përmes një postimi të bërë në profilin e tij në Instagram ku shkroi se Miri është i pafajshëm, theksoi se më parë do të vdiste sesa të hiqte dorë nga shoku i tij.
“Më parë vdes se të heq dorë nga Xhiku që s’ka bërë asnjë faj! Miri, Miri dhe vetëm Miri! Natën e mirë kuçka “ shkroi Landi në reagimin e tij.
Deklarata e Mirit për Selinin, ka prekur shumë njerëz në veçanti familjen e banores.
Në prime-n e djeshëm, mamaja e Selinit e surprizoi atë me një takim të veçantë ndërsa i kërkoi banores që të lërë shtëpinë e “BBVA5” duke i thënë se familja nuk i duron dot ofendimet që po i bëhen vajzës së tyre.
Mirëpo Selini me vendosmërinë më të madhe zgjodhi të vijonte garën e saj në “BBVA5” duke theksuar se ajo nuk do lejojë kurrë që Miri apo Rogerti të fitojnë garën në kurriz të saj.
Reagimi i plotë i Landit:




