20.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Selvija “e paska seriozisht”: Shpati nuk pranoi ndarjen, ajo i përmend “sekretin”!

    i ftuar në emisionin “Kosova Live”, Shpat Kasapi befasoi me pohimin se nuk bëhet fjalë për ndarje nga e shoqja, por për një ‘krisje’ në marrëdhënien e tyre. Ai theksoi se Selvija është një person shumë emocional dhe shpesh zgjedh t’i shprehë ndjesitë përmes postimeve në rrjet, çka sipas tij, ka ngjallur keqkuptime.

    Por duket se Selvija nuk e ka përtypur lehtë deklaratën. Me një postim në InstaStory, ajo u shpreh se: “Sa prej jush ia keni ruajtur dikujt reputacionin, vetëm duke mos treguar anën tuaj të historisë?”

    Mesazhi u interpretua gjerësisht si një ‘thumb’ ndaj Shpatit, duke lënë të kuptohet se ajo mban brenda vetes një version tjetër të ngjarjeve, një histori që, nëse do të ndahej, mund të ndryshonte gjithë panoramën. Shpati sqaroi nw intervistw se asnjë ndryshim nuk ka ndodhur në jetën e tij personale dhe se si çdo çift tjetër, ata kanë edhe mosmarrëveshje të vogla.

    “Nuk jemi ndarë. Si çdo çift kemi zënkat tona, por kjo është krejt normale,” shpjegoi ai. Kur u pyet për origjinën e këtyre spekulimeve, Kasapi tha se: “Nuk e di… vërtet nuk e di nga dolën.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit