Këto dy lajme të agjencisë Reuters kanë pak ditë largesë njëra nga tjetra.
Lajmi mbi takimin e Ramës me kryeministren italiane Meloni është i nëntorit kurse lajmi për takimin e Melonit me presidentin serb Vuçiç është i këtij fillim dhjetori.
Më shumë se distanca në ditë bie në sy një distancë tjetër.
Ndërkohë që Serbia merr nga Italia investime dhe vende pune, Shqipëria merr refugjatët nga Afrika.
Fiati i ri elektrik Panda do prodhohet në Serbi.



