10.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Serbja që “dashuron” Shqipërinë: S’kam frikë të flas shqip, në Tiranë kam njerëz që i quaj familje

    Nevena Zhivançeviç, studentja serbe që studion gjuhën shqipe në fakultet tha se lidhja e saj me këtë gjuhë është shumë e madhe.

    Në një intervistë për Euronews Albania ajo tregoi se pas 3 vitesh studimi tani ndihet më e sigurt kur flet shqip dhe shfrytëzon çdo rast kur është në Tiranë apo Prishtinë për të folur shqip.

    “Tani nuk kam frikë të flas, kur kam mundësi të flas e bëj me plot dëshirë, kur jam në Prishtinë, Tiranë, apo edhe Beograd flas me njerëz që dinë shqip”, tha ajo.

    Nevena zbuloi lidhjen e fortë me Tiranën, ku siç tha ka njerëz që i konsideroj familjen e saj.

    “Në Tiranë kam njerëz që i quaj familje. Kam humbur prindërit e mi para shumë vitesh. Këta njerëz më thanë që zoti po vonon por nuk harron. Kështu që vërtetë nuk harron, se tani kam ata”, rrëfeu studentja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit