33.5 C
Tirana
E enjte, 12 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Seria e radhës e telenovelës: Egli sqaron fshirjen e këngës, por Fifi “i hedh benzinë zjarrit”

    Po lexoni serinë e radhës të telenovelës mes Fifit dhe Eglit.

    Kjo e fundit ka reaguar lidhur me fshirjen dhe ripublikimin e bashkëpunimit të saj me Fifin, me të cilën publikuan disa ditë më parë këngët “Shuj Shuj” dhe “Ka je nis”.

    Në komunitetit me ndjekësit e saj në Instagram, Egli shprehet se ishte e ftuar në këtë projekt, ndaj detajet sa i përket menaxhimit të materialit i takojnë vetëm autores së këngëve, në këtë rast Fifi.

    “Unë jam e ftuar në këngë, njësoj si Dj Gimi-O. Është një bashkëpunim ku të drejtat e projektit i takojnë autorit, i cili e posedon në kanal, në rastin konkret Fifi.

    Kënga është hequr për 2 ditë nga platforma YouTube, në vendim të autores për shkaqe të sajat, ndaj edhe nuk kam bërë asnjë ndërhyrje apo reagim, pasi nuk janë materiale të miat dhe nuk kam përgjegjësi mbi to.

    Sa për dëmtimin e 2 artistëve të tjerë në këngë, në rastin konkret unë dhe Gimi-O, jemi njerëz dhe më pas artistë, kështu që zgjedh të jem mirëkuptuese!”

    Seria e radhës e telenovelës: Egli sqaron fshirjen e këngës,Seria e radhës e telenovelës: Egli sqaron fshirjen e këngës,

    Ky reagim i bërë viral në rrjet, ku Egli sqaron ndjekësit e saj, duket se nuk u la pa një përgjigje nga Fifi. Kjo e fundit postoi një top në InstaStory, i cili nga shumë njerëz u komentua si “autogol”.

    Seria e radhës e telenovelës: Egli sqaron fshirjen e këngës,

    Përse? Sepse më herët Prive raportoi se shkak i fshirjes së këngës është bërë një mosmarrëveshje mes dy këngëtarëve për ndarjen e fitimeve. Fifi ka kërkuar më shumë përqindje për shkak të angazhimit personal në këto projekte.

    Megjithatë, e gjithë situata nuk është pritur mirë nga komentuesit, të cilët e shohin si krejt të panevojshme një dramë të tillë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit