Ish-banorja e “Big Brother Vip”, njëkohësisht edhe shoqja e ngushtë e Efi Dhedhes, Mikela Pupa, ka reaguar ndaj aktores Olta Gixhari. Kjo e fundit, kërcënoi se do të tregojë gjërat që di për jetën jashtë “Big Brother”, për Efin dhe Kiarën.
Në një video në Instagram, Mikela shprehet se ka në dorë dy “Joker-a” për Oltën.
“E kam parë, si gjithmonë nuk surprizohem nga Olta që është super-mashtruese, Më vjen keq që nuk e kam përballë që t’i them, “nëse ti Olta paske “As-a” nën mëngë për Kiarën dhe Efin, më lejo të të them që për ty kam dy “Joker-a” në dorë”– thotë Mikela.
Në një reagim të mëparshëm në InstaStory për këtë rast, Mikela shkruante: “Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”.



