Sali Berisha i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar, siç tha ai, miqve në BE dhe SHBA, që të ndërpresin cdo mbështetje për regjimin e Edi Ramës.
Në një deklaratë për mediat, Berisha deklaroi se ky nuk është një regjim monist i Enver Hoxhës, por i Edi Ramës.
I pyetur nga gazetarët nëse ndihet i izoluar nga faktori ndërkombëtar, Berisha tha se cdo ditë ndihet i motivuar nga qytetarët shqiptarë.
Berisha: Asnjë shqiptar nuk duhet të harrojë se Shqipëria nuk është republika moniste e Enver Hoxhës, por republika moniste e Ramës
PD i bën thirrje miqve të Shqipërisë në Evropë dhe SHBA të ndërpresin cdo mbështetje për regjimin monist të Ramës si një kontribut për vendosjen e sistemit demokratit kushtetues të kontrollit dhe balancave
Pyetje: A ndiheni i izoluar, sepse pas SHBA edhe Gjermania dhe Britani është distancuar nga ju?
Berisha: Këtë betejë Sali Berisha me asnjë përkrahje të askujt përveç shqiptarëve. Ju garantoj se cdo ditë ndihem më i motivuar nga mbështetja e shqiptarëve. Ky është, ju jeni dëshmitarë të kësaj.