8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    SHBA, “flakë për flakë” me Berishën

    Pas publikimit të raportit të DASH, Ambasada amerikane në Tiranë reagoi ngjashëm me qëndrimin e sekretarit Blinken.

    Por njoftimi i Ambasadës, përveç komentit mbi raportin shumë kritik ndaj Shqipërisë për mosndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar, duket sikur ia kthen flakë për flakë Sali Berishës, i cili akuzoi së fundmi ambasadoren Yuri Kim, se po ndikonte personalisht ne vendimet e gjykatës për çështjen e Partisë Demokratike.

    Në postimin e shpërndarë nga Ambasada amerikane në Tiranë thuhet se “Shqipëria duhet të ketë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni.

    Shtete e Bashkuara mbështesin me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar & krimit të organizuar, & forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit