24.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    SHBA i tregojnë vendin Berishës, pas sulmeve të ashpra ndaj Yuri Kim

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar ashpër kundër Sali Berishës, pas sulmeve të fundit të tij ndaj ambasadores Yuri Kim.

    DASH ka mbrojtur ambasadoren e SHBA në Shqipëri dhe i ka kujtuar Sali Berishës se ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi.

    Reagimet pasuan sulmin e një dite më parë dhe në vazhdim të Sali Berishës ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë pasi Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi të gjykoj çështjen e legjitimiteti të kreut të PD pas zaptimit me forcë të zyrave të PD.

    Në një reagim për Top News, DASH shprehet se Yuri Kim është përfaqësuese zyrtare e SHBA dhe Presdientit Biden.

    “Sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores të SHBA në Tiranë, përfaqësueses personale të presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar.

    Ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi”- thuhet në reagimin e DASH.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit