18.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    SHBA i vë “vulën”: Sali Berisha i përket të shkuarës!

    Zëvendës ndihmës sekretari amerikan dhe i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur dhe për “non gratën” e ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Nëse ka ndonjë mundësi që Berishës t’i hiqet non grata, Escobar tha se deri më sot nuk ka pasur asnjë person që t’i jetë hequr sanksioni nga DASH. Ndër të tjera ai tha se Shqipëria ka një të ardhme të jashtëzakonshme dhe se duhet të fokusohet tek ajo.

    Pjesë nga intervista në Top Story

    Grida Duma: E kuptoj. Zgjedhjet vendore – ka pasur një betejë dyvjeçare në opinionin publik dhe protagonistët, le të themi, politikë po e diskutojnë atë si politikë përçarëse. Mendoni për opozitën – Partinë Demokratike. Shumë thonë se kjo ka ardhur për shkak të shpalljes non-grata të Sali Berishës. Tani, Sali Berisha vazhdon të jetë në krye të një pjese të opozitës dhe po e quan veten kreun e saj. A ekziston ndonjë mundësi, siç shumë po përpiqen, të themi, të ushqejnë veten, a ka mundësi që për shkak të ngritjes të tij si pjesë e opozitës, të ketë një qëndrim të rishikuar për statusin non-grata të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara ndonjëherë?

    Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Para së gjithash, mendoj se pozicioni ynë për këtë individ të veçantë është shumë i qartë. Por unë do të thosha se nuk njoh asnjë person që përmes zgjedhjeve të ketë arritur të ndryshojë përcaktimin e pozicionit të tyre prej Departamentit të Shtetit sipas legjislacionit tonë. Po, thënë kjo, unë mendoj se Shqipëria ka një të ardhme vërtet të jashtëzakonshme dhe duhet të fokusohet tek e ardhmja. Dhe ka shumë njerëz që do të donin ta tërhiqnin atë në të shkuarën dhe unë nuk mendoj se ky është një vend ku Shqipëria dëshiron të shkojë.

    Grida Duma: Pra ajo është e shkuara?

    Zv/Ndihmës Sekretari Escobar: Nëse më pyet mua, patjetër, e shkuara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit