Ambasada e SHBA në Tiranë, ka reaguar një ditë pasi mazhoranca socialiste abstenoi vendimin për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, duke theksuar se Parlamenti shpërfilli vendimin e Kushtetueses.
Përmes një deklarate, Ambasada amerikane shprehet se marrja e hapave të nevojshëm për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përgjegjësi thelbësore e Parlamentit dhe është gjithashtu thelbësore për parimin e ndarjes së pushteteve.
Ndër të tjera, Ambasada thkson se qeveria dhe institucionet duhet t’u përmbahen rregulloreve, ligjeve, vendimeve gjyqësore dhe kushtetutës.
Reagimi
Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian për vendimin e djeshëm në parlamentin e Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Siç vuri në dukje kryeparlamentari së fundmi, marrja e hapave të nevojshëm për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përgjegjësi thelbësore e Parlamentit dhe është gjithashtu thelbësore për parimin e ndarjes së pushteteve.
Qeveria dhe institucionet duhet t’u përmbahen rregulloreve, ligjeve, vendimeve gjyqësore dhe kushtetutës – të gjitha këto janë vendosur për të siguruar që një sistem demokratik të jetë i shëndetshëm dhe i lulëzuar.