3.5 C
Tirana
E premte, 12 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    SHBA “ngre në qiell” Altin Dumanin: Presim të njëjtën gjë nga Klodian Braho (reagon dhe Rama)

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kreun e ri të SPAK, Klodian Braho.

    Gjatë reagimit të tij, kryeministri vlerëson dhe Altin Dumanin, duke thënë se meritat e tij në tre vite janë të pamohueshme.

    “Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij.

    SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet”-shkruan Rama.

    Reagon dhe SHBA

    Ambasada amerikane ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho.

    Reagimin e vet, Ambasada e nis me një vlerësim për Altin Dumanin.

    “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si kryeprokuror i SPAK.

    Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës.

    Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit