11.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Shefat e mediave më kanë kërkuar favore s*ksuale”, moderatorja e sportit: Ja si ta bëjnë “ftesën”

    Moderatorja sportive Sabina Mete ka treguar se është përballur me vështirësi kur ka kërkuar punë.

    Ajo ka rrëfyer se shefat ku ka aplikuar për vend pune i kanë kërkuar favore seksuale. E ftuar në “Natën me Aulonën”, moderatorja tregoi se për të ka qenë shumë e vështirë.

    “Bisedën e bën në zyrë dhe nuk mund ta bësh duke pirë një gotë verë jashtë, sepse vera pihet me miqtë dhe jo me shefin. Që këtu fillon e gjitha tek ajo ftesa sepse ti e din që çdo bisedë pune bëhet në zyrë, prandaj janë bërë zyrat”, tha ajo.

    Sabina Mete: Ka qenë në rrugë e gjatë dhe shumë e vështirë për të arritur deri këtu dhe sidomos kur je vajzë.

    E vështirë sepse kam trokitur në shumë dyer para se të filloja tek redaksia e sportit në RTSH. Nuk flitet shumë për këtë, janë favoret seksuale.  Nuk flitet janë tabu. Megjithatë jam përballur edhe me këto dhe për në vajzë 20 vjeçare që sapo del nga bankat e shkollës është shumë e rëndë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit