14.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Shefet përballë shefave: Kush stresohet më shumë në këtë pozicion?

    Sipas studiuesve amerikanë, gratë janë më të gatshme të shfaqin shenja depresioni kur ndodhen në një pozicion autoritar, ndryshe nga kolegët e tyre burra. Tek burrat, autoriteti: si përshëmbull mundësia për të punësuar apo pushuar njerëz, i pakëson simptomat depresive.

    Studimi i publikuar tek “Journal of Health and Social Behaviour” ka vëzhguar 2800 burra dhe gra të moshës së mesme. Një nga ekspertët ka thënë se ky studim, tregon nevojën për më shumë femra me autoritet si dhe variacion në ato femra që konsiderohen modele sjelljeje.

    Stusiuesit i kanë pyetur pjesëmarrësit në eksperiment mbi autoritetin në punë dhe sa herë gjatë javës së kaluar, kishin ndjerë simptoma depresive si përshembull: mendime ose ndjenja se ata kishin dështuar në jetë. Kur puna përfshinte punësimin, pushimin apo influencimin në rrogën e vartësve, gratë shfaqnin 9% më shumë simptoma depresive në krahasim me të tjerat që nuk ishin në pozicione autoriteti. Ndërkohë burrat kishin 10% rënie të normës së simptomave depresive.

    Kjo sepse gratë që janë në detyra udhëheqëse duhet të përballen me tensionin e brendshëm, interaktivitetin social negativ, stereotipet, paragjykimin, izolimin social si dhe me rezistencën e vartësve, kolegëve apo eprorëve sipër tyre.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit