Gazetari Baton Haxhiu u përplas me kreun e Partisë Mundësia Agron Shehaj, me këtë të fundit që i kërkoi Haxhiut të mos bëjë viktimën.
Haxhiu e Shehaj u përplasën në “Opinion” ndërsa po flitej për qeverisjen e Edi Ramës dhe rolin e mediave me Haxhiun që quajti Ramën kryeministrin më të mirë që ka pasur historia e Shqipërisë.
Ndërkohë Shehaj iu kthye duke i thënë se një gazetari të pasur nuk mund t’i besohet kurrë.
Debati
Haxhiu: Rama dhe Goni e kanë një tipar, përballen me mediat.
Shehaj: Kur u bëmë miq që më drejtoheni me Goni, unë nuk ju thërras Toni, Tani.
Haxhiu: Në rregull doni t’iu drejtohem me Agron.
Shehaj: Mos beso gazetarët e pasur, vetëm viktimën mos e bëj. Montanelli kishte një shprehje: Mos beso gazetarët e pasur.
Haxhiu: Mirë në rregull. Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka pasur Shqipëria në histori. Është më intelektual se ti, më i përqendruar në punë se ti dhe ka bërë më shumë beteja se ti.
Shehaj: Unë ndryshe nga Rama ia kam dalë me punë të ndershme. Nuk ka punuar kurrë në privat.