19.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Shëmtia me emrin Blendi Fevziu

    Pak ditë më parë në Hamburg u hodh shorti për Europianin 2024, në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria.

    Dhe normalisht, aty kishin shkuar gjithë gazetarët e sportit, për të transmetuar live shortin, por dhe intervistat dhe komentet pas hedhjes së shortit.

    Nga Shqipëria, duke qenë se Europiani do të transmetohet nga Klani, normalisht pritej që të ishte prezent ndonjë gazetar sporti.

    Por çuditërisht, aty u shfaq vetë Blendi Fevziu.

    Tani se çfarë lidhje ka Fevziu me futbollin, hajde mere vesh, por siç ndodh rëndom në Shqipëri, këta gazetarët “VIP” duan të shfaqen kudo.

    Aq më tepër një personazh si Fevziu, që mendon se ai është atje ku bëhet historia.

    Vetëm se shfaqja e tij aty, la një shije të hidhur.

    Së pari, se nuk është gazetar sporti dhe i bëri padrejtësi gazetarit të vërtetë që duhej të ishte aty.

    Dhe së dyti, boll na shfaqet çdo mbrëmje duke na folur për politikën, udhëtimet e tij të famshme, apo librat që bën në avion.

    Këtë mund të na e kursente, se Kombëtarja për momentin është e vetmja gjë që na jep gëzim.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit