24.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Sherr mes Oltës dhe Luizit: Ti je i varur nga droga. Këngëtari bën gjestin e pahijshëm

    Një debat i ashpër ka shpërthyer dje në shtepinë e Big Brother Vip. Sherri mes dy protagonistëve të shtëpise, Oltës dhe Luizit nisi që në mëngjes teksa po pinin kafenë e mëngjesit. Luizi dhe Olta shajnë njëri-tjetrin me fjalët më të rënda teksa debatojnë.

    Debati me fjalët e rënda nisi kur Luizi i tha Oltës: “Shoqet si ty i bëj çdo mëngjes.” Olta nuk u përmbajt edhe akuzoi Luizin se i ka prekur moralin. Ajo iu drejtua me fjalët: “Lum i fundit të kazanit, mi, etj.”

    Më pas Luizi i tha Oltës se eshtë një hiç, bazuar nga loja që ka bërë aktorja në shtepinë më të përfolur në Shqipëri. Te dy kanë drejtuar kërcënime ndaj njëri-tjetrit, por në fakt e nisi gjithçka Olta kur i tha se loja në BBV do të mbarojë shpejt dhe kur të dalin jashtë do te sqarohen.

    Në fakt Olta nuk u ndal me kaq po filloi edhe akuza të rënda ndaj Luizit, e i thotë që ai është i varur nga droga dhe bënte disa gjeste.

    “Të është zbardhur buza, lyeje pak. E di unë nga se e ke ti.”, i tha Olta-Luizit ndersa e kërcenon se tani e tutje do merret me gruan e tij (pra Kiarën).

    Olta e ndiqte vazhdimisht Luizin mbrapa sot dhe vazhdonte me sulmet e saj. Në një moment ajo i thotë: “Di shumë gjëra për gruan tënde. Kam shumë asa nën mëngë për gruan tënde.”

    Kur u larguan, ndersa ishin në tualet, Luizi i thotë Amosit i cili ishte shpeshherë prezent në debat mes tyre se, nëse Olta e përdor Kiarën kunder tij nuk do të mbajë përgjegjesi për veprimet pasuese.

    Po sherri nuk ka te mbaruar. Pasi shkuan në dhomën e gjumit e teksa banoret po kërcenin aktorja i shprehet Amosit:

    “E di unë ça jete ka bërë ai. Ai është vartës komplet, është i sëmurë”. Nga ana tjetër Luizi po i dëgjonte dhe bëri një gjest të pahijshëm me gishtin e mesit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit