Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar sërish me debate mes Sali Berishës dhe enkelejd Alibeajt.
Raportohet se Sali Berisha i është drejtuar Alibeajt duke i thënë se është i përzgjedhuri i Taulant Ballës dhe jo i Grupit të PD-së.
“Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të perfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.”
Alibeaj nga ana tjetër sqaroi se nuk është peng i askujt. Me tone të larta ka ndërhyrë Flamur Noka, i cili i kërkoi Alibeajt që të mos i ndërpriste fjalën Berishës.
Ndërsa, duke u kthyer tek procesi i zgjedhjes së Presidentit, Berisha u shpreh se ai që ndihet opozitar i vërtetë, nuk mund të marrë pjesë në atë që ai e cilësoi “proces mafioz të zarfeve sekrete.”
DEBATI
Berisha – Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.
Alibeaj-Berishes: Peng je ti.
Noka -Alibeajt: Mos i fol ashtu…
Alibeaj: Me fyerje personale mos të vazhdojë.
Berisha – Aliabeaj: Ai qe ndjehet opozitar i vërtetë nuk mund ta imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.